Inskenon rrëmbimin, kërkon nga familjarët 50 mijë euro
Një person nga Gjakova i komunitetit rom ka gënjyer familjen duke deklaruar se e kanë rrëmbyer dhe për t’u kthyer në shtëpi ka kërkuar 50 mijë euro.

Lajme
Ngjarja ka ndodhur më 10 gusht në rrugën “Ali Ibra”, në Gjakovë ku sipas policisë i njëjti është arrestuar si i dyshuar pasi që ka deklaruar rrejshëm.
Policia sqaron se i dyshuari pasi që ka dalë nga shtëpia nëpërmjet telefonit ka kontaktuar vëllain e tij duke deklaruar se është rrëmbyer dhe për t’u kthyer në shtëpi ka kërkuar një shumë parash prej 50 mijë euro. Me vendim të prokurorit i njëjti pas intervistimit është ndaluar në mbajtje.