Insiston presidenti i Bayernit: Lewandowski do të përmbushë kontratë e tij

Presidenti i Bayern Munich, Herbert Hainer insiston se Robert Lewandowski do të qëndrojë në ‘Allianz Arena’ deri në sezonin tjetër.

Sport

15/05/2022 12:23

Derisa Lewandowski po paralajmëron largimin nga Bayerni, njëjtë nuk po vepron edhe presidenti i tyre.

Ai përsëri në një intervistë për ‘Sport1_Dopa’ ka thënë se polaku ka kontratë deri në vitin e ardhshëm dhe do ta përmbushë atë.

“Përsëri, Lewandowski ka një kontratë deri në qershor 2023 dhe do të luajë për ne deri atëherë. Kur nënshkruan një kontratë, nuk mund të flasësh për ta ‘detyruar’ dikë ta përmbushë…”, tha Hainer.

Ylli polak është i lidhur me një transferim të mundshëm drejt Barcelonës./Lajmi.net/