Insigne rikuperohet në kohë, pritet të jetë startues kundër Barcelonës

Lorenzo Insigne me shumë gjasë do të jetë startues kundër Barcelonës.

Sport

07/08/2020 16:00

Ditëve të fundit, Lorenzo Insigne ka qenë në qendër të vëmendjes, pas lëndimit të pësuar në ndeshjen kundër Lazio.

Ndeshja e Ligës së Kampionëve shihet si ndeshja me rëndësinë më të madhe për Napolin që kërkon befasinë.

Sipas medieve italiane, për këtë ndeshje, Insigne do të jetë gati që të startojë, transmeton lajmi.net.

Lojtari sot ka kompletuar seancën stërvitore me skuadrën e tij, dhe thuhet të mos ketë ndjerë ndonjë shqetësim.

Kujtojmë se ndeshja Napolit – Barca (e para) përfundonte me rezultatin 1:1.