Insigne nuk e krahason Messin me Maradonan: Diego është hyjnor

Lorenzo Insigne nuk e kishte ndërmend të krahasonte Lionel Messin me Diego Maradona përpara takimit mes Napolit dhe Barcelonës, duke thënë se Diego ishte "hyjnor për napoletanët".

Sport

25/02/2020 08:08

Messi dhe Barcelona do të paraqiten në ‘Stadio San Paolo’, ku Maradona luajti si lojtar në vitet 1980 dhe ’90, për ndeshjen e parë të raundit të 16 më të mirave në Ligën e Kampionëve.

Ashtu si Maradona, Messi konsiderohet ndër lojtarët më të mirë të të gjitha kohërave, me dyshen që konsiderohen nga shumë njerëz si më të mëdhenjtë që kanë luajtur ndonjëherë, transmeton lajmi.net.

“Kam pasur një intervistë dhe kam thënë që Messi është lojtari më i mirë në botë”, tha ai.

“Megjithatë, unë nuk dua ta krahasoj atë me Maradona, i cili është gjithçka për ne. Nuk dua ta krahasoj atë”.

“Maradona është hyjnor për napoletanët, me gjithë respektin për Messin që është më i miri tani”, vazhdoi italiani. /Lajmi.net/