Insigne kërkon të gjendet zgjidhje në situatën e kontratës para sezonit të ri

Sulmuesi i Napolit, Lorenzo Insigne dëshiron që sa më parë të gjendet zgjidhja në kontratë para se të nis sezoni i ri.

Sport

24/06/2021 11:44

Il Mattino, italiani që është duke impresionuar në “Euro 2020”, dëshiron që të rregullojë situatën momentale, transmeton lajmi.net.

Insigne ka qenë i lidhur me largimin nga Napoli, me kontratën që i skadon pas një viti.

Gazeta zbulon se presidenti Aurelio de Laurentiis nuk ka hapur formalisht negociatat për rinovimin me kapitenin.

Insigne kaloi 12 vite te Napoli, duke marrë parasysh edhe huazimet te klubet si Cavese, Foggia dhe Pescara.

Sulmuesi nuk mendon të nis edicionin tjetër, me kontratën që i skadon në qershorin e vitit 2022./Lajmi.net/