Iniesta: Xavi është numri 1, jo Pirlo

Mesfushori i Barcelonës, Andres Iniesta ka thënë se Andrea Pirlo është njëri nga mesfushorët më të mirë në historinë e futbollit, mirëpo Xavi është numri 1 në këtë aspekt.

Sport

02/06/2015 18:55

Iniesta ka thënë se Xavi është numri 1 në mënyrë të padiskutueshme kur vjen fjala për mesfushorin më të mirë në botë.

“Një motivim është Xavi. Do të ishte perfekte që të fitojmë Ligën e Kampionëve, dhe të përshëndetemi në mënyrë perfekte me të”.

“Pirlo ka krijuar çdo herë impakt në skuadrat ku ka luajtur ai. Ai është një shembull botëror. Sidoqoftë, për mua, numri 1 sa i përket mesfushorëve, është Xavi”, përfundoi Iniesta.