Iniesta: Xavi është gati të marrë stolin e Barcelonës

Legjenda e Barcelonës, Andres Iniesta pohon se ish bashkëlojtari Xavi është gati për të marrë stolin e klubit katalunas.

Sport

21/09/2021 17:24

Barcelona nuk është duke kaluar kohë të mirë me Ronald Koeman, derisa dje barazuan me Granadan, shkruan lajmi.net.

Me ekipin momental dhe mënyrën si janë duke zhvilluar ndeshjet, gjasat që të fitojnë trofe këtë edicion janë vërtet të ulëta.

Sidoqoftë, Iniesta mendon se Xavi është gati ta zëvendësojë Koemanin në stolin e Barcelonës.

“Xavi Hernandez gati për Barcelonën? Mendoj që po. Nëse më pyesni, unë e imagjinoj Xavin në stolin e Barcelonës”.

“Mbi të gjitha sepse është përgatitur dhe stërvitur që të jetë i Barcelonës. Ka besimin për të marrë këtë sfidë”, deklaroi ai për Goal.

Ndërkohë, dy ndeshjet e radhës ndaj Levantes dhe Cadizit janë vendimtare për të ardhmen e Koemanit./Lajmi.net/