Iniesta refuzon Barcelonën

Andres Iniesta refuzoi ofertën e parë të Barcelonës për vazhdimin e kontratës, ka njoftuar programi sportiv ‘La Graderia’ në radiostacionin spanjoll Cadena SER. Reprezentuesi spanjoll, gjatë gjithë karrierës së tij anëtar i gjigantit katallan, ka bërë të ditur se nuk i intereson nëse është futbollisti i dytë, i tretë ose i katërti më i paguar…

Sport

13/09/2013 13:10

Andres Iniesta refuzoi ofertën e parë të Barcelonës për vazhdimin e kontratës, ka njoftuar programi sportiv ‘La Graderia’ në radiostacionin spanjoll Cadena SER.

Reprezentuesi spanjoll, gjatë gjithë karrierës së tij anëtar i gjigantit katallan, ka bërë të ditur se nuk i intereson nëse është futbollisti i dytë, i tretë ose i katërti më i paguar në klub, por oferta është ende larg nga kërkesa e tij.

Iniesta iu falënderua klubit derisa palët do të marrin kohë për të konsideruar situatën. E përditshmja sportive spanjolle AS njoftoi së fundmi se kontrata e re e Iniestas mund të jetë proces i gjatë, dhe do të merret me kujdes nga të dyja palët.

Komplikime të këtilla në arritjen e marrëveshjes për vazhdimin e qëndrimit të një futbollisti të rëndësishëm si Iniesta, janë probleme shtesë për presidentin Sandro Rosell, i cili u përball me akuza të ndryshme në javët e fundit.