Iniesta: Real – Barça një luftë e futbollit

Andres Iniesta e pret me padurim duelin e së dielës ndërmjet Real Madridit dhe Barcelonës, e cila do të zhvillohet në Santiago Bernabeu. Mesfushori i gjigantit katalunas thotë se kjo është një luftë, por vetëm futbollistike. Barcelona gjendet katër pikë prapa Realit dhe do ta kërkojë fitoren në udhëtim, për të mbetur në garë për…

Sport

17/03/2014 10:00

Andres Iniesta e pret me padurim duelin e së dielës ndërmjet Real Madridit dhe Barcelonës, e cila do të zhvillohet në Santiago Bernabeu.

Mesfushori i gjigantit katalunas thotë se kjo është një luftë, por vetëm futbollistike. Barcelona gjendet katër pikë prapa Realit dhe do ta kërkojë fitoren në udhëtim, për të mbetur në garë për titull.

Në të kundërtën, ajo mund të përshëndetet nga kjo garë, pasi madrilenët do të shkëputeshin në shtatë pikë.

“Tash vjen ndeshja më e vështirë, por natyrisht më e mira. Duhet të luajmë me ndjenja të mira në Bernabeu, duke besuar se mund të fitojmë atje”, deklaroi Iniesta për të përditshmen spanjolle Cadena Ser.

“Real – Barça është një luftë, por vetëm futbollistike. Ajo që ka ndodhur në të kaluarën, ndalet aty”, ka shtuar përfaqësuesi spanjoll.

Sa i përket këtij sezoni, ai thotë se ky nuk është dhe aq i rehatshëm, me ndryshime dhe me opinione të ndryshme.

Iniesta i mban ende gjallë shpresat se Barcelona mund të fitojë trofe këtë sezon.