Iniesta ngacmon Realin: Bernabeu, vend i mirë për të ngritur trofeun

Andres Iniesta ka pranuar se do dëshironte shumë që finalja e Copa del Rey të luhet në stadiumin e Real Madridit, Santiago Bernabeu, pasi është një vend shumë i mirë për të zhvilluar një ndeshje të tillë.

Sport

05/03/2015 17:34

Iniesta ka thënë se dëshiron që të luajë finalen e Copa del Rey në Santiago Bernabeu, ku dhe do të kishte mundësi që ta fitonte këtë trofe pikërisht në vendin e Los Blancos.

“Bernabeu do të ishte një vend i përkryer për të luajtur finalen, por unë nuk e kam idenë se ku do të luhet ajo”.

“Sidoqoftë, nuk është e rëndësishme se ku do të luhet ajo, por e rëndësishme është se ne jemi në këtë finale. Jemi në një formë të shkëlqyer. Jemi shumë të lumtur”, përfundoi spanjolli.