Iniesta mungon një muaj
Barcelona do të jetë pa mesfushorin Andres Iniesta për rreth një muaj pas lëndimit që pësoi në ndeshjen kundër Bayer Leverkusenit, në Ligën e Kampionëve.

Sport
Andres Iniesta do të mungojë për rreth një muaj pas lëndimit që pësoi në ndeshjen kundër Bayer Leverkusenit, në Ligën e Kampionëve.
Mesfushori spanjoll u zëvendësua në minutën e 60-të të duelit në Camp Nou.
Ai ka një problem në biceps femoral, dhe do të qëndrojë jashtë fushave të lojës për rreth katër javë.