Iniesta mund të luajë ndaj Eibar
Luis Enrique e ka dhënë një lajm të mirë për tifozët e Barcelonës, para përballjes me Eibarin.

Sport
Enrique ka njoftuar që Andres Iniesta është stërvitur me skuadrën, ndërsa nëse do të jetë i gatshëm apo jo, do të kuptohet pak orë para ndeshjes.
“Iniesta? Për Andresin kemi nevojë gjithmonë, pavarësisht se në çfarë situate ndodhet ekipi. Vetëm pak orë përpara ndeshjes do të kuptojmë nëse Iniesta do të jetë gati për të luajtur. E rëndësishme është që ai është stërvitur mirë”, tha trajneri i katalunasve.
Barcelona është duke u përballur me lëndime të shumta në këtë edicion, ndërsa mungesa më e madhe është ajo e Lionel Messit.