Iniesta: Messi më i miri edhe kur nuk shënon
Andres Iniesta ka thurur lavde për Lionel Messin pas fitores së Barcelonës ndaj Real Sociedadit.

Sport
Barcelona nuk ka të ndalur. Viktimë e ekipit katalunase ishte Real Socidedad, e cila humbi me rezultat të thellë 4:0 nga katalunasit.
Goli i fundit në ndeshje erdhi nga Lionel Messi, por sipas bashkëlojtarit të tij Andres Iniesta, ylli argjentinas nuk ka nevojë për gola për të treguar se është më i miri në botë.
“Messi nuk ka nevojë të shënojë për të treguar se është më i miri. Për ne ai gjithmonë do të jetë lojtari më i mirë në planet”, deklaroi ai.
Ekipi i Luis Enriques vazhdon të qëndrojnë në pozitën e parë në La Liga me 33 pikë pas 13 ndeshjeve.