Iniesta me mesazh emocionues pas pensionimit të Torres

Një nga sulmuesit më të mirë që ka pasur futbolli viteve të fundit, Fernando Torres, ka njoftuar pensionimin në moshën 35 vjeçare.

Sport

23/08/2019 19:45

Futbollisti së fundi po paraqitje në Superligën e Japonisë, dhe ndeshja e tij e fundit, ishte kundër Andres Iniestas, që po ashtu është pjesë e kësaj lige.

Të dy këta, kanë luajtur të bashku te Kombëtarja e Spanjës, ku kanë fituar Kampionatin Evropian dhe Botëror.

“Udhëtimi ynë na ka çuar në shumë pjesë të botës. Dhe shiko ku jemi sot. Ju luani ndeshjen e fundit. Shijojeni atë dhe jini i lumtur”.

“Por, çfarë është e çuditshme Fernando. Ju ende nuk jeni larguar, dhe veç keni filluar të më mungoni”./Lajmi.net/