Iniesta kërcënon Realin: Barçën e vërtetë do ta shihni nga tani

Mesfushori i Barcelonës, Andres Iniesta i ka dërguar një selam skuadrës lidere të La Ligas, Real Madridit, duke thënë se Blaugranët do të tregojnë formën e tyre të vërtetë që nga tani e tutje.

Sport

19/01/2015 12:20

Andres Iniesta ka thënë se Barcelona e vërtetë do të jetë që nga tani e tutje, duke kërcënuar kështu rivalët e kësaj skuadre e sidomos Real Madridin.

“Ajo çka do të vijë nga tani e tutje do të jetë shumë më e mirë”, ishin fjalët e mesfushorit spanjoll pas fitores kundër Deportivo La Corunas.

“Ne jemi në rrugë të mirë për të fituar tre trofe. Ne jemi në pozitë të mirë për tu futur në fazat finale të të gjitha garave”, përfundoi mesfushori blaugran.