Iniesta jep mendimin e tij lidhur me të ardhmen e Ivan Rakitic

Legjenda katalane e futbollit, Andres Iniesta, ka dhënë disa komente lidhur me të ardhmen e mesfushorit kroat të Barcelonës, Ivan Rakitic.

Sport

25/07/2019 23:40

Rakitic është një nga emrat më të përfolur në kampin katalanas, me lojtarin që dëshiron qëndrimin dhe skuadrën që është në nevojë për të ardhura.

Një koment lidhur me të ardhmen e lojtarit ka dhënë edhe ish lojtari i skuadrës, Andres Iniesta, i cili beson se kroati dëshiron qëndrimin në ‘Camp Nou’.

“Nuk e di nëse ai është i pa transferueshëm, por e di se ai është i lumtur dhe dëshiron qëndrimin” ka thënë Iniesta, transmeton lajmi.net.

“Shpresoj se ai do të qëndrojë dhe të vazhdojë me performancat sikur në të kaluarën. Do të isha i lumtur për të” ishin fjalët e spanjollit.

Iniesta aktualisht aktivizohet me Vissel Kobe, ku po vazhdon të mahnitë me paraqitjet e tij. /Lajmi.net/