Iniesta humb rëndësinë

Së bashku me Lionel Messin dhe Xavi Hernandezin, Andres Iniesta është një prej futbollistëve më të rëndësishëm të Barcelonës. Mirëpo, dalë ngadalë mesfushori është duke u aktivizuar gjithnjë e më pak te gjiganti katalan. Ai nuk u paraqit për asnjë minutë në fitoren 6:1 ndaj Celticut të mërkurën mbrëma në Nou Camp me çka Barcelona…

Sport

13/12/2013 14:00

Së bashku me Lionel Messin dhe Xavi Hernandezin, Andres Iniesta është një prej futbollistëve më të rëndësishëm të Barcelonës.

Mirëpo, dalë ngadalë mesfushori është duke u aktivizuar gjithnjë e më pak te gjiganti katalan.

Ai nuk u paraqit për asnjë minutë në fitoren 6:1 ndaj Celticut të mërkurën mbrëma në Nou Camp me çka Barcelona e siguroi pozitën e parë në Grupin H të Ligës së Kampionëve.

Nuk luajti as kundër Cartagenas në Copa del Rey, por në këtë duel me arsyetimin se vuante nga një lëndim, shkruan Marca. Në total, deri më tani gjatë këtij sezoni Iniesta ka kompletuar 90 minutat ne vetëm tetë përballje.

Prej tyre, pesë ballafaqime në kuadër të La Ligës, ku u zëvendësua gjashtë herë të tjera, ndërsa kompletoi dy takime në Ligën e Kampionëve.

Iniesta pritet të jetë titullar kundër Villarrealit të dielën, por nuk mund të themi se do të luajë tërë takimin. Rëndësia e tij në skuadër nuk është si dikur.