Iniesta është OK

Mesfushori i Barcelonës, Andres Iniesta do të jetë në dispozicion menjëherë për ndeshjen e radhës ndaj Valencias në fundjavë.

Sport

16/04/2015 23:26

Andres Iniesta nuk vuan nga ndonjë lëndim i rëndë.

Mesfushori i Barcelonës u dëmtua në minutën e 53-të të ballafaqimit kundër Paris Saint-Germain në Parc des Princes, kur doli nga loja.

Mirëpo, gjiganti katalan ka njoftuar se ai vetëm pësoi një goditje të fuqishme.

Ndërsa, ‘Mundo Deportivo’ raporton se Iniesta do të jetë në dispozicion menjëherë për ndeshjen e radhës ndaj Valencias në fundjavë.

Ose, trajneri Luis Enrique mund ta pushojë për ndeshjen e kthimit ndaj Paris Saint-Germain të martën e ardhshme në Camp Nou.