Iniesta e do Bernabeun

Mesfushori i Barcelonës, Andres Iniesta i është bashkuar thirrjeve që finalja e Copa del Rey të zhvillohet në stadiumin Santiago Bernabeu.

Sport

05/03/2015 11:55

Mesfushori i Barcelonës, Andres Iniesta dëshiron që finalja në Copa del Rey kundër Athletic Bilbaos të zhvillohet në stadiumin Santiago Bernabeu.

Arena e rivalit Real Madrid është duke u përmendur si një nikoqir i mundshëm i ballafaqimit.

Dhe, Iniesta ka shprehur mbështetjen e tij që dueli të zhvillohet në Santiago Bernabeu.

“Bernabeu është një fushë e mirë për zhvillimin e finales, por nuk e di se ku do të jetë destinacioni i finales. Me rëndësi është që kudo që luajmë të fitojmë”, u shpreh ai.