Iniesta, 11 vjet nga debutimi

Mesfushori i Barcelonës, Andres Iniesta festoi 11 vjetorin e debutimit të tij për gjigantin katalan duke u përfshirë në mesin e 23 finalistëve për Topin e Artë 2013. Ai mund të mos jetë një prej favoritëve për të rrëmbyer çmimin e futbollistit më të mirë të vitit në botë por Iniesta ka rëndësi të madhe…

Sport

29/10/2013 15:15

Mesfushori i Barcelonës, Andres Iniesta festoi 11 vjetorin e debutimit të tij për gjigantin katalan duke u përfshirë në mesin e 23 finalistëve për Topin e Artë 2013.

Ai mund të mos jetë një prej favoritëve për të rrëmbyer çmimin e futbollistit më të mirë të vitit në botë por Iniesta ka rëndësi të madhe për gjigantin katalan, me të cilin debutoi më 29 tetor të vitit 2002 në ndeshjen e Ligës së Kampionëve në udhëtim te Bruges.

Dhe, përveç emërimit në mesin e 23 finalistëve për Topin e Artë, Iniesta do ta ketë rastin ta shënojë përvjetorin e ri të debutimit të tij me gjigantin katalan në duelin kundër Celta Vigos sonte në kuadër të xhiros së 11-të në La Ligë.

Skuadra e trajnerit Gerardo Martino dëshiron të vazhdojë nismën e mbarë dhe të shtojë epërsinë në krye të tabelës, pas fitores së rëndësishme 2-1 ndaj Real Madridit në El Clasicon e parë të këtij sezoni të shtunën në Nou Camp.