Iniciativa për Malishevën shkrihet në NISMË
Në mbledhjen e mbajtur sot, Iniciativa Qytetare Për Malishevën në pajtim me të gjitha strukturat e saj ka marrë vendimin për shuarjen e aktivitetit si IQM dhe vazhdimin e aktivitetit të saj në subjektin politik NISMA për Kosovën.
Lajme
Pas Iniciativave Qytetare të Lipjanit dhe Drenasit, edhe Iniciativa Qytetare për Malishevën i është bashkuar subjektit politik të themeluar nga Fatmir Limaj dhe Jakup Krasniqi.
Në mbledhjen e mbajtur sot, Iniciativa Qytetare Për Malishevën në pajtim me të gjitha strukturat e saj ka marrë vendimin për shuarjen e aktivitetit si IQM dhe vazhdimin e aktivitetit të saj në subjektin politik NISMA për Kosovën.
“Duke konsideruar se është krijuar një frymë e re me njerëz të merituar, një udhëheqje që jep shpresë për qytetarët e Kosovës, si dhe në pajtim me deklaratën programore të NISMA për Kosovën, strukturat e IQM-së vendosën që të shkrihen në kuadër të strukturave të NISMA për Kosovën”, thuhet në komunikatën e Iniciativës Qytetare për Malishevën.
Iniciativa Qytetare e Malishevës drejtohet nga Ragip Begaj, i cili në zgjedhjet lokale të e vitit të kaluar është zgjedhur Kryetar i kësaj Komune.