Infermierja i organizon dasmën në spital pacientes me kancer (FOTO/VIDEO)

Një çift nga Illinois, Destini Schafer dhe Brandon Thomas po planifikonin “të arratiseshin” në Jamaica muajin e ardhshëm, por në vend të kësaj, Schafer përfundoi në spital duke luftuar me kancerin e stomakut që ka arritur në fazën e katërt.

Fun

11/05/2016 18:03

Por për Schafer ndodhi një befasi, infermierja Ashley Shipley-Lovekamp ka organizuar një ceremoni të dasmës për çiftin në pjesën e prapme të oborrit të spitalit.

Thomas dhe Schafer, vallëzimin e tyre të parë si çift e kanë pasur në dhomën e konferencave.

24 vjeçarja, Thomas dhe 31 vjeçari, kanë thënë bekimet e tyre, dy javë para se nëna e tre fëmijëve të diagnostikohej më sëmundjen.

Para dasmës, ajo ishte shumë e dobët fizikisht për të marrë kimioterapinë.

“Të gjithë duhet të marrin dasmën që e meritojnë” ka thënë infermierja që ka mundësuar këtë dasmë.

Ndërsa pas dasmës, Schafer ka kaluar dy runde të kimioterapisë.

Dasma është organizuar për pesë ditë, ndërsa në dasmë ishin rreth pesëdhjetë të ftuar.

Vetë pacientja ka zgjedhur fustanin e saj, unazën dhe fustanet e shoqëruesve të nuses ndërsa fëmijët  e Schager dhe Thomas nga martesat e tyre të mëhershme ishin pjesë e dasmës, transmeton Klan Kosova. Vetë Schafer është shprehur shumë e lumtur se ishte në gjendje të ecte nëpër altar.

“Dua të falenderoj stafin për mirësinë që kanë treguar dhe  për krejt këtë çfarë kanë bërë për neve”, tha ajo.

YouTube player

3 2 1