Infektologu Nagavci: Udhëzimet e OBSH-së nuk mund të respektohen në të gjitha shtetet

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka bërë thirrje që kartela e vaksinimit të mos u kërkohet si provë për hyrjen e udhëtarëve.

Lajme

24/01/2022 21:34

Kjo po u pëlqen kosovarëve, të cilët megjithatë bëjnë thirrje për vaksinim.

Por, ndryshe po mendojnë infektologët që, sipas tyre, jo të gjitha porositë e organizatave duhet të përmbushen.

Ndërsa nga Ministria e Shëndetësisë në Kosovë njoftuan se të gjitha masat e ndërmarra janë si rezultat i analizës së rregullt të situatës epidemiologjike në vend dhe se në varësi të numrit të rasteve të reja me virus, gjatë ditëve në vijim masat do të mund të rishikohen.