Të Infektuar: 4307

Të Shëruar: 2095

Të Vdekur: 94

Infektohet me Covid-19 edukatorja e kopshtit në Lezhë, pozitiv dhe bashkëshorti tregtar

10:06 | 30 Qershor 2020

Konfirmohet më Covid-19 edukatorja e kopshtit publik “Skënderbeg” në Lezhë dhe bashkëshorti i saj.

Burime për abcnews.al kanë njoftuar se kopshti ku punonte edukatorja për momentin është i mbyllur dhe është dezinfektuar ndërkohë që i janë marrë tamponët edhe pjesës tjetër të stafit të këtij institucioni.

Mësohet se kopshti gjatë kësaj periudhe nuk kishte frekuentim ndërsa stafi është pritje të analizave.

Gjithashtu dyshohet se të infektuarit në Lezhë mund të jenë në shifra të larta pasi bashkëshorti i edukatores së kopshtit, që ka rezultuar pozitiv për Covid-19 është tregtar në një pikë ushqimore në të cilën shet qofte.