Infantino i dërgon telegram kryetarit Ademi, e uron Ballkanin për titullin e kampionit 

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino përmes një telegrami drejtuar presidentit, Agim Ademi e ka uruar FC Ballkanin për kurorëzimin me titull të kampionit për edicionin 2022/23 në Albi Mall Superligën e Kosovës. “Me kënaqësi të madhe e përgëzoj FC Ballkanin për kurorëzimin me titullin e kampionit për sezonin 2022/23 në Kosovë. Ky titull nuk do…

Sport

06/06/2023 12:39

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino përmes një telegrami drejtuar presidentit, Agim Ademi e ka uruar FC Ballkanin për kurorëzimin me titull të kampionit për edicionin 2022/23 në Albi Mall Superligën e Kosovës.

“Me kënaqësi të madhe e përgëzoj FC Ballkanin për kurorëzimin me titullin e kampionit për sezonin 2022/23 në Kosovë. Ky titull nuk do të mund të arrihej pa punën e palodhur, pasionin dhe përkushtimin e gjithë ekipit, andaj të gjithë në këtë klub duhet të jenë shumë krenarë. Ju lutemi dërgoni urimet e mia për të gjithë të përfshirët në këtë arritje të madhe. Në emër të gjithë komunitetit të futbollit, shfrytëzoj rastin t’ju falënderoj ju dhe Federatën tuaj për kontributin e dhënë në zhvillimin dhe prosperitetin e futbollit në Kosovë dhe në Evropë”, thuhet në urimin e presidentit të FIFA-s, Gianni Infantino drejtuar të parit të FFK-së, Agim Ademi.