Indonezia vendi ku dhjetëra mijëra njerëz mbahen të prangosur në shtëpi

Indonezia ka vetëm 48 spitale psikiatrike, por ka 250 milion banorë.

Bota

21/03/2016 10:10

Një raport i ri nga “Human Rights Watch”, thotë se shumë indonezian janë të sëmurë psiqikisht dhe janë prangosur nga familjarët ose nga kujdestarët e tyre nëpër spitale psikiatrike ose në shtëpi, transmeton lajmi.net.

Është vlerësuar se 57,000 njerëz kanë përjetuar kushte të tilla, duke vuajtur tmerrësisht shumë, e kjo kryesisht ndodhë me femra.

Një rast i tillë është nga një femër e cila ka kaluar 15 vite e mbyllur në dhomën e saj nga vet familjarët.

Ismaya, 24 vjeçare, e cila ka kaluar kohën më të madhe të jetës së saj duke u torturuar, ka treguar tmerrin që ka përjetuar.

“Ata  më kanë lidhur duart dhe këmbët me zinxhirë të qenit. Janë përpjekur për të më marrë jetën. Sa më shumë jam përpjekur të lirohem për të dalë jashtë aq më agresivë kanë qenë me mua. Nuk më liruan asnjëherë as për në tualet. Bërtisja për të shkuar në tualet por nuk më lejuan kurrë”, ka thënë ajo.

Shumica e rasteve në Indonezi ndodhin në zona të thella rurale, ku familjet kanë pak edukim për shëndetin mendor.

Në të gjithë vendin, pothuajse 90 për qind e njerëzve kërkojnë shërbim të shëndetit mendor dhe nuk e arrijnë asnjëherë, sepse janë vetëm 48 spitale e janë mbi 250 milion njerëz. /Lajmi.net