Indianët që zhduken 725 milionë euro janë në Tiranë, në Kosovë u takuan me Haradinajn

Urdhri i një gjykate në New Delhi për ekstradimin e dy shtetasve indianë, Nitin Sandesara dhe Chetankumar Sandesara është maja e ajsbergut të një skandali gjigant financiar, e cili përfshin edhe Shqipërinë.

Lajme

22/03/2019 21:35

Dy vëllezërit Sandesara që akuzohen për spastrim parash, aktualisht janë duke ndërtuar pallate në Shqipëri.

Biznesmenët të cilët e kishin në pronësi edhe një kompani farmaceutike, morrën miliona dollarë kredi nëpër banka të ndryshme në Indi, kredi të cilat nuk shkuan tek kompania e tyre farmaceutike, por në 300 kompani që i kishin krijuar ata.

Në Kosovë, ditë më parë, njëri nga ta u takua edhe me kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj.

YouTube player