India tenton të kalojë Kinën, renditet e treta në botë për numrin e miliarderëve

Klubi i milionerëve nga India, sa vjen e rritet: Ky shtet tani renditet si i treti në botë për numrin e madh të njerëzve shumë të pasur.

Bota

04/02/2015 17:03

Ekonomia e tretë më e madhe në Azi tani numëron 97 milionerë, 27 më shumë se një vit më parë, bazuar në hulumtimin e kompanisë Hurun. Kjo i bije që ky shtet, tanimë e ka kaluar Rusinë dhe Britaninë e madhe për nga numri i njerëzve të pasur (miliarderë). Aktualisht, vetëm SHBA-të dhe Kina qëndrojnë përpara Indisë në këtë aspekt.

Në një kronikë të botuar nga CNN, thuhet se analistët parashohin që ulja e çmimit të derivateve të naftës dhe reformat politike, do të krijojnë një “Bum” ekonomik në vitet e ardhshme. Për më tepër, parashihet që në bazë të këtij trendi, India mund ta kalojë edhe ekonominë e Kinës, pas vitit 2016.

Industria për prodhimin e farmaceutikëve, ka bërë që të sjellë të ardhura të mëdha, duke krijuar kështu edhe miliarderët e rinj gjatë vitit të fundit, transmeton lajmi.net.

Njeriu më i pas në Indi është Mukesh Abamani i cili peshon në 20 miliardë dollarë dhe renditet si i 41-ti në listën botërore. Ai është ndër njerëzit kryesore në industrinë e kompanive të sigurimit, një grup ky që përfshinë minierat, petrokiminë dhe shitjet me pakicë. (lajmi.net)