India shkon në mbi 20 milionë raste me COVID-19

Numri i rasteve të koronavirusit në Indi ka kaluar 20 milionë, sipas shifrave të lëshuara nga Ministria e Shëndetësisë e vendit.

Bota

04/05/2021 09:35

Ministria e Shëndetësisë e Indisë raportoi 357,229 raste të reja Covid-19 të martën, duke shtyrë numrin e përgjithshëm të vendit të diagnozave mbi pragun e 20 milionë në 20,282,833 raste, raporton Cnn, transmeton lajmi.net.

India raportoi gjithashtu 3,449 vdekje të lidhura me virusin të Martën.

Të paktën 222,408 njerëz në vend kanë vdekur pasi kanë kontraktuar Covid-19.

Autoritetet kanë administruar 158,932,921 doza vaksinash që nga fillimi i vaksinimit në Indi më 16 janar.

Programi u zgjerua të Shtunën për të përfshirë të gjithë mbi moshën 18 vjeç. /Lajmi.net/