Indi: Përmbytjet e mëdha shkaktuan 200 viktima (Video)

Reshjet e reja në qytetin jugor indian të Chennai kanë shkaktuar përmbytje të mëdha, që trafiku ajror dhe ai hekurudhor janë ndaluar, dhe qindra mijëra njerëz kanë mbetur pa energji elektrike.

Bota

02/12/2015 20:31

Është dërguar edhe ushtria për të ndihmuar mijëra njerëz të cilët janë të shkëputur nga bota nga përmbytjet dy ditore.

Tani është e njohur se prej muajit të kaluar, e deri më tani, të paktën 188 njerëz kanë vdekur në përmbytjet në shtetin e Tamil Nadu.

Depresioni tropikal në Gjirin e Bengalit ka shkaktuar shirat e rënda në bregdetet, shirat e pandalshme kanë paralizuar jetën në ato pjesë të Indisë, transmeton TetovaSot.

YouTube player