Independent: Rritje shqetësuese e euroskeptikëve në Britani

Në një sondazh të organizuar nga instituti ”Orb” për llogari të gazetës londineze ”Independent”, vihet re një rritje e ndjeshme e euroskeptikëve ndaj përkrahësve të qëndrimit të Britanisë së Madhe në Bashkimin Evropian.

Bota

11/06/2016 10:31

Sipas këtij sondazhi, euroskeptikët janë në nivelin 55 për qind, krahasuar me pjesën tjetër që qëndron në nivelin 45 për qind.

”Bëhet fjalë për një prej avantazheve më të mëdha që fushata ‘Leave’ (‘Largohu’ – shën. i përkth.) ka regjistruar deri tani”, thotë ”Independent”.

Megjithatë, sipas ”Financial Times”, në përgjithësi përkrahësit e qëndrimit në BE janë ende në përparësi me 45 për qind, ndaj 43 për qind të euroskeptikëve.