Incidenti në Serie D, përjashtohet trajneri pasi goditi me shuplakë lojtarin e vet

Ndeshja e Serie D ndërmjet Grossetos dhe Monterosit u karakterizua me një incident i cili u komentua gjatë nga tifozët dhe mediat.

Sport

17/02/2020 10:14

Përvec përballjes, takimi u shoqërua me një episod të pahijshëm i cili u përhap shumë shpejt nëpër rrjete sociale.

Ishte minuta e 73′ ajo që u veçua edhe më shumë sesa vetë ndeshja. Mesfushori Richardo Cretella reagon keq pas zëvendësimit nga trajneri Lamberto Magrini, me këtë të fundit që e goditi me shuplakë pas kokës Cretellan pasi lojtari nuk e përshëndeti dhe bëri një gjest duke e ilustruar frustrimin e tij pas largimit nga loja, transmeton lajmi.net.

Me veprimin e bërë, trajneri u përjashtua nga ndeshja, por kjo nuk e shuajti aspak problemin, i cili mori përmasa të mëdha dhe u komentua gjatë.

Edhe me largimin e trajnerit nga loja, Grosetto vazhdoi ta udhëhiqte takimin, kësisoj ndeshja u mbyll me rezultat 1-0 në favour të vendasve.

Magrini u emërua trajner i Grosettos në vitin 2019, ku para kësaj përvoje ai drejtonte skuadrën e Tuscan. Italiani është trajneri me më së shumti eksperiencë në këtë nivel, duke qenë i vetmi që drejton 13 skuadra të ndryshme në 23 vite karrierë si trajner. /Lajmi.net/