Incidenti me konkurrenten e “Për’puthen”, merret vendimi për Laertin

Një situatë e paprecedentë ka ndodhur në episodin e transmetuar para pak ditësh në “Për’puthen”, ku opinionisti i programit, Laert Vasili, u çua papritur nga vendi dhe puthi në buzë konkurrenten, Esma, pa miratimin e saj. Top Channeli dhe produksioni i programit reaguan menjëherë, duke e cilësuar këtë sjellje si politikisht të papranueshme dhe në…

ShowBiz

17/02/2026 13:18

Një situatë e paprecedentë ka ndodhur në episodin e transmetuar para pak ditësh në “Për’puthen”, ku opinionisti i programit, Laert Vasili, u çua papritur nga vendi dhe puthi në buzë konkurrenten, Esma, pa miratimin e saj.

Top Channeli dhe produksioni i programit reaguan menjëherë, duke e cilësuar këtë sjellje si politikisht të papranueshme dhe në kundërshtim me vlerat që programi promovon. Për këtë arsye, me keqardhje është marrë vendimi për largimin e Laertit nga emisioni.

“Sjellja e ndodhur gjatë transmetimit, ku opinionisti Laert Vasili ndërmori një veprim fizik, intim ndaj një konkurrente pa miratimin e saj, është politikisht e papranueshme dhe bie në kundërshtim me vlerat që Top Channeli dhe ky program përfaqëson dhe promovon. Miratimi nuk është i negociueshëm, nuk është i nënkuptuar dhe nuk mund të anashkalohet në asnjë rrethanë, pavarësisht rolit, statusit apo kontekstit televiziv.

Çdo lloj sjelljeje që cenon kufijtë personalë përbën shkelje serioze, etike dhe morale. Për këtë arsye dhe për të qenë koherent me përgjegjësitë që kemi ndaj konkurrentëve, publikut dhe shoqërisë në tërësi. Me keqardhje kemi marrë vendimin e largimit të Laertit nga programi.

Dëshirojmë t’i shprehim mbështetjen tonë të plotë konkurrentes që u prek nga ky incident. Siguria dhe dinjiteti i çdo pjesëmarrësi në projektet tona janë prioritet absolut dhe nuk do të lejojmë asnjë individ, pavarësisht rolit të tij, të kompromentojë këto standarde.

Top Channeli mbetet i angazhuar për të ofruar një mjedis të sigurt, profesional dhe etik për të gjithë pjesëmarrësit në programet televizive dhe bashkëpunëtorët tanë, duke mbajtur lartë përgjegjësinë tonë shoqërore dhe ligjore. Programi do të vazhdojë të jetë një hapësirë ku respekti dhe siguria e çdo pjesëmarrësi janë prioritet absolut dhe i pa negociueshëm”, deklaroi moderatorja dhe autorja e programit Megi Pojani.