Incidenti me armë zjarri në një poligon në Gjilan, plagoset polici 22 vjeçar – Policia jep detaje
Një incident me armë zjarri ka ndodhur sot rreth orës 19:12 në poligonin e gjuajtjes “Target” në fshatin Pasjak të Novobërdës. Nga ky incident është plagosur polici E.Sh i moshës 22 vjeçare i cili është dërguar për në QKUK në Prishtinë për trajtim, shkruan lajmi.net. Zëdhënësi i Policisë në Gjilan, Ismet Hashani ka thënë se…
Lajme
Një incident me armë zjarri ka ndodhur sot rreth orës 19:12 në poligonin e gjuajtjes “Target” në fshatin Pasjak të Novobërdës.
Nga ky incident është plagosur polici E.Sh i moshës 22 vjeçare i cili është dërguar për në QKUK në Prishtinë për trajtim, shkruan lajmi.net.
Zëdhënësi i Policisë në Gjilan, Ismet Hashani ka thënë se viktima ishte në poligon bashkë me të miturin të cilit i ka shkrepur arma aksidentalisht.
I dyshuari i mitur është arrestuar me vendim të Prokurorit të Shtetit është intervistuar.
Komunikata e tij e plotë:
Ju njoftojmë se sot me datën 26.01.2025 rreth ores 19:12 në fsh. Pasjak – Novobërdë ne poligonin e gjuajtjes ,,Target’’ , ka ndodhur një plagosje me armë zjarri . Në vendin e ngjarjes kanë dalë me urgjencë njësitet relevante. Nga hetimet e para mësohet se është plagosur zyrtari policor E. Sh. (2003) dhe I njejti është transportuaar për QKUK- Prishtinë.
Dyshohet se deri te ky rast i rëndë të ketë ardhur kur një person që po ashtu ishte në poligonin e gjuajtjes bashkë me viktimën i shkrep arma aksidentalisht. I dyshimti i mitur është arrestuar me vendim të prokurorit të shtetit dhe është intervistuar në bazë të procedurave ligjore.
Njësiti i hetimeve rajonale bashkë me prokurorin e shtetit po i udhëheqë hetimet në mënyrë që të zbardhen të gjitha rrethanat e këtij rasti të rëndë.