Incident i armatosur në mes të grupeve të BDI-së në Shkup

Dy grupe të BDI-së së Ali Ahmetit, janë përplasur në mes vete në Shkup. Si rezultat kanë nisur edhe të shtënat me armë, me ç’rast, katër persona janë lënduar. 

Lajme

25/10/2014 12:55

Katër persona janë plagosur me armë zjarri në fshatin Kondovë të Komunës së Sarajit. Ngjarja ka ndodhur në orët e pasdites, kur dy persona kanë ardhur në lokalin e fshatit dhe kanë kërcënuar dy të tjerë të cilët janë larguar nga vendi dhe pas një kohe janë kthyer të armatosur, me çka edhe kanë filluar të shtënat.

Mësohet se të dyja grupet i takojnë BDI-së, megjithatë njëra palë krahut të Rafiz Halitit dhe tjetra Blerim Bexhetit. Shkak i incidentit spekulohet të kenë qenë mospajtimet politike.

Incidenti është konfirmuar edhe nga MPB-ja, megjithatë informata më hollësishme rreth rastit kanë paralajmëruar për ditën e nesërme.

Akoma nuk dihet për gjendjen shëndetësore të të plagosurve. /Alsat-M/