Inaugurohet presidenti i “Republikës Popullore të Donetskut”

Presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko, ka thirrur mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Sigurisë, ku pritet të propozojë shfuqizimin e ligjit që u miratua në shtator me rastrin e marrëveshjes së armëpushimit me separatistët pro-rusë, i cili u jep status të veçantë në disa fusha dy rajoneve lindore Donetsk dhe Luhansk.

Bota

04/11/2014 16:18

Kjo masë vjen pasi sipas marrëveshjes zgjedhjet lokale duheshin të mbaheshin tek në dhjetor, dhe nën organizimin e autoriteteve ukrainase.

Por zgjedhjet u mbajtën të dielën në “Republikën Popullore të Donetskut”, të vetëshpallur, që përfshin rajonin Donetsk dhe Luhansk, dhe përveç Rusisë ato u vlerësuan si të paligjshme nga faktori ndërkombëtar.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-moon, duke folur në Vjenë, tha se votimet e së dielës në Dontesk dhe Luhansk ishin “fatkeqe dhe kundërproduktive”, dhe situata në Ukrainë lindore mbeti një çështje e shqetësimit të thellë.

Alexander Zakharchenko, kryeministri i vetë-deklaruar i “Republikës Popullore të Donetsk-ut” para zgjedhjeve të së dielës, të martën u inaugurua si president i kësaj republike në një ceremoni të organizuar në teatrin e qytetit.

Duke folur me gazetarët, ai tha se është i gatshëm për bisedime për paqe me këdo, duke përfshirë edhe presidentin ukrainas Petro Poroshenko, raporton BBC, transmeton lajmi.net.

Kryengritja separatiste shpërtheu në lindje, pasi Rusia aneksoi gadishullin jugor të Ukrainës, Krimea Ukrainës, disa javë pasi presidenti prorusë Viktor Janukoviç u detyrua të largohej nga detyra me protesta masive në Kiev.

Më shumë se 4,000 njerëz janë vrarë në luftimet në Ukrainë lindore që nga prilli i këtij viti.

Ukraina akuzon Rusinë për armatosjen e rebelëve dhe dërgimin e trupave të rregullta ruse përtej kufirit – një kërkesë mohuar nga Moska.