Inaugurim i jashtëligjshëm i Graçanicës

MPAL konstaton se mbledhja inauguruese e Kuvendit të Komunës së Graçanicës është mbajtur duke mos respektuar procedurat ligjore.

Lajme

26/12/2013 17:30

Nuk respektohen procedurat ligjore me rastin e mbajtjes së mbledhjes inauguruese të Kuvendit të Komunës së Graçanicës, ka konfirmuar Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL).

Bazuar në monitorimin që zyrtarë të kësaj Ministrie kanë bërë gjatë kësaj mbledhje, është konstatuar se nuk janë respektuar procedurat ligjore me rastin e mbajtjes së mbledhjes inauguruese .

“Bazuar në mandatin ligjor përmes zyrtarëve të saj të monitorimit, ka monitoruar mbledhjen inauguruese të Kuvendit të Komunës së Graçanicës, e cila është mbajtur ne Shtëpinë e Kulturës ne Graçanicë me datë 24.12.2013”.

“Bazuar në raportin e monitorimit për zbatimin e ligjshmërisë, me rastin e mbajtjes së mbledhjes inauguruese të Kuvendit të Komunës së Graçanicës është konstatuar se nuk janë respektuar procedurat ligjore me rastin e mbajtjes së mbledhjes inauguruese”.

 

Me këtë rast, MAPL ka kërkuar që të ndërmarrin veprime në mënyrë që kjo mbledhje të mbahet në përputhje të plotë me legjislacionin e zbatueshëm për vetëqeverisje.

 

“MAPL ka kërkuar nga organet e Komunës së Graçanicës që të ndërmarrin veprime të menjëhershme ligjore për mbajtjen e mbledhjes inauguruese, ashtu siç është përcaktuar me legjislacionin e zbatueshëm për vetëqeverisje lokale në Republikën e Kosovës”.

“MAPL do të monitorojë përmes zyrtarëve të saj zbatimin e kërkesës për rishqyrtimin e procedurës së mbajtjes së mbledhjes inauguruese dhe nënshkrimit të deklaratës së betimit të anëtarëve të Kuvendit të Komunës dhe Kryetarit të Komunës”.

“Anëtarët e zgjedhur të Kuvendit të Komunës së Graçanicës dhe Kryetari i zgjedhur i komunës, nuk mund të marrin veprime që kanë efekt juridik deri ne dhënien e betimit, ashtu siç është përcaktuar me nenin 35.4 dhe nenin 57.1 të Ligjit për Vetëqeverisje Lokale”, thuhet në komunikatën e MAPL.