​Imzot Paglia në takim me Osmanin: Kosova vazhdon të mbetet shumë e rëndësishme

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani priti të mërkurën në takim ish-udhëheqësin e komunitetit “Shën Eugjidio”, që aktualisht është udhëheqës i Akademisë Papnore për Jetën, njëherësh kancelar i Institutit Papnor Gjon Pali II, imzot Vincenzo Paglia, dhe ish-zëvendësministrin e Jashtëm Italian, Mario Giro, me të cilët bisedoi për raportet e Kosovës me Selinë e Shenjtë dhe…

Lajme

07/12/2022 23:03

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani priti të mërkurën në takim ish-udhëheqësin e komunitetit “Shën Eugjidio”, që aktualisht është udhëheqës i Akademisë Papnore për Jetën, njëherësh kancelar i Institutit Papnor Gjon Pali II, imzot Vincenzo Paglia, dhe ish-zëvendësministrin e Jashtëm Italian, Mario Giro, me të cilët bisedoi për raportet e Kosovës me Selinë e Shenjtë dhe me institucionet e saj.

Njoftimi i plotë:

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani priti sot në takim ish-udhëheqësin e komunitetit “Shën Eugjidio”, aktualisht udhëheqës i Akademisë Papnore për Jetën, njëherësh kancelar i Institutit Papnor Gjon Pali II, imzot Vincenzo Paglia, dhe ish-zëvendësministrin e Jashtëm Italian, z. Mario Giro, me të cilët bisedoi për raportet e Kosovës me Selinë e Shenjtë dhe me institucionet e saj.

Presidentja Osmani ia shprehu mirënjohjen e Kosovës për kontributin të cilin imzot Paglia e ka dhënë për popullin e Kosovës, duke filluar në vitet ’90 e deri më sot.

“Kosova”, tha Presidentja Osmani, “e konsideron imzot Paglian mik të hershëm dhe e çmon lart kontributin e vazhdueshëm të tij dhe të komunitetit “Shën Egjidio” dhënë populit të Kosovës”.

Presidentja theksoi se raportet me Vatikanin janë të hershme dhe se vlerat të cilat i promovon Selia e Shenjtë, sikur janë liria, paqja dhe harmonia mes njerëzve, janë parime të cilat populli ynë i ka kultivuar historikisht.

Presidentja theksoi, po kështu, se thellimi i mëtejmë i bashkëpunimit me dikasteret dhe institucionet papnore, sikur është Akademia Papnore për Jetën, mund të ndihmojë në promovimin e mëtejmë të këtyre vlerave.

Sipas Presidentes Osmani, Kosova është vend i bashkëjetesës së feve të ndryshme, në të cilin dialogu dhe ndërkomunikimi janë vlera shumë të rëndësishme.

Imzot Paglia, ndërkaq, e falënderoi Presidenten për pritjen dhe theksoi se për të dhe komunitetin “Shën Egjidio”, Kosova vazhdon të mbetet shumë e rëndësishme.