Imri Demelezi emërohet zëvendësministër i parë i Bujqësisë

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar Imri Demelezin në pozitën e zëvendësministrit të parë të Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural. Sipas komunikatës zyrtare, Demelezi e ka ushtruar këtë detyrë edhe gjatë mandatit të kaluar, duke vazhduar kështu angazhimin e tij në këtë dikaster. Me rastin e emërimit, kryeministri Kurti e…

Lajme

19/02/2026 15:56

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar Imri Demelezin në pozitën e zëvendësministrit të parë të Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural.

Sipas komunikatës zyrtare, Demelezi e ka ushtruar këtë detyrë edhe gjatë mandatit të kaluar, duke vazhduar kështu angazhimin e tij në këtë dikaster.

Me rastin e emërimit, kryeministri Kurti e uroi Demelezin për detyrën e re dhe i dëshiroi suksese në përmbushjen e përgjegjësive në kuadër të ministrisë.

Emërimi vjen në kuadër të vazhdimit të organizimit dhe funksionalizimit të kabinetit qeveritar në mandatin aktual. /Lajmi.net/