Imri Ahmeti ka një mesazh për bashkëpartiakët e tij në LDK

Kryetari i komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, ka komentuar situatën e tensionuar politike brenda Lidhjes Demokratike të Kosovës, pas prishjes së koalicionit qeverisës me Lëvizjen Vetëvendosje.

Lajme

09/04/2020 17:34

Ahmeti, i cili njëherësh është nënkryetar i LDK-së, ua ka dërguar mesazh bashkëpartiakëve se nuk do të lejohet që për interesa personale ta keqpërdorin LDK-në.

Postimi i plotë në Facebook:

Refuzojmë…

Refuzimin për të hyrë në vallet personale po e kuptoni gabimisht si arenë tuajën për hesape tuajat personale. Borxh ky vend e kjo shoqëri nuk i ka askujt që ushqen urrejtje e mbjellë klimë përçarëse. Refuzimi ynë është refuzim ndaj egove tuaja.

Referenca në të kaluarën është paketim i pretendimeve personale. Ju njohim dhe ju pranojmë kontributet tuaj por nuk ju lejojmë të keqpërdorni për interesa tuaja shtëpinë tonë asnjërit. As kujdestarët që bëjnë aktrimin e të fortit e as ata që bëjnë aktrimin e shpëtimtarëve të vetëshpallur nuk mund të na tërheqin në vallen e orkestruar me vegla e dirigjent sipas shijes tuaj.

Shtëpia e madhe nuk mund të rrënohet nga individ, nuk është pronë e askujt.

Refuzojmë këto lojëra, refuzojmë këtë kulturë të diskursit.
Refuzojmë, Refuzojmë…