Importi më i madh vazhdon të vije nga Serbia

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), në publikimin për ”Statistikat e Tregtisë së Jashtme” për muajin korrik tregon për një deficit tregtar më të lartë për muajin korrik 2014 prej 203.6 milionë euro krahasuar me deficitin prej 202.3 milionë euro me periudhën e njëjtët te vitit 2013.

Lajme

29/08/2014 19:00

Eksporti i mallrave në muajin korrik kishte vlerën 34 milionë eurove, ndërsa importi 237.7 milionë euro, është një rritje prej (25.5 për qind) për eksport si dhe (3.6 për qind) për import duke krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2013.

Partneret kryesor tregtar, sa i përket eksportit dhe importit në Kosovë, në raport me marsin e vitit 2014 janë vendet e BE-së të cilat marrin pjesë me 33.3 për qind për eksport dhe 43.4 për qind për import, ndërsa vendet e CEFTA-së marrin pjesë me 36.5 për qind për eksport dhe 27.1 për qind për import.

Përqindja më e madhe e eksportit ishte në: Itali (22.2 për qind), Shqipëri (11.6 për qind), Maqedonia (10.4 për qind), Serbia (9.1 për qind), Zvicër (7.7 për qind), Kina (5.3 për qind), Mali i Zi (4.5 për qind) etj.

Ndërsa sipas të dhënave përqindja më e madhe e importit është nga: Serbia (13.5 për qind), Gjermania (12.2 për qind), Turqia (9.1), Italia (8.9 për qind), Kina (7.4 për qind), Shqipëria (5.1 për qind), Greqia (4.9 për qind) etj.