Implementohet liberalizimi i tregut të rrymës, Rafuna: Befasuese heshtja e qeverisë

Nga sot ka hyrë në fuqi vendimi për liberalizimin e tregut të lirë të energjisë elektrike. Lidhur me këtë çështje, në “Info Magazine” të Klan Kosova, ka folur kryetari i Odës Ekonomik të Kosovës, Lulzim Rafuna. Ai tha se është i befasuar me Qeverinë  e Kosovës që është në detyrë, për heshtjen e saj karshi…

Lajme

01/06/2025 17:51

Nga sot ka hyrë në fuqi vendimi për liberalizimin e tregut të lirë të energjisë elektrike.

Lidhur me këtë çështje, në “Info Magazine” të Klan Kosova, ka folur kryetari i Odës Ekonomik të Kosovës, Lulzim Rafuna.
Ai tha se është i befasuar me Qeverinë  e Kosovës që është në detyrë, për heshtjen e saj karshi këtij vendimi që u kundërshtua nga qytetarë e ekspertë të sektorit, transmeton Klankosova.tv.
“Më shumë më ka befasuar Qeveria e Republikës së Kosovës, e cila është në detyrë, mosreagimi i tyre, ose heshtja. Por edhe reagimi në ditën e protestës që e kishim, me akuza ndaj biznesit. Gjithmonë kur zgjidhet një udhëheqës, një lider, një qeveri, një mazhorancë, zgjidhet për me e rregullu situatën më mirë seç është, në këtë rast sipas analizave, studimeve të dhënave që kemi dhënë përgjatë këtyre dy muajve, ua kemi dëshmuar se duhet të pezullohet vendimin”, u shpreh Rafuna.