Immobile shkruan historinë me Lazion

Ciro Immobile u bë lojtari i parë në 61 vjet që shënon 27 gola në Serie A pas 25 ndeshjeve ndërsa Lazio përsëri ngushtoi diferencën në një pikë me liderin Juventus.

Sport

23/02/2020 20:08

Sulmuesi italian realizoi në fitoren 2:3 ndaj Genoas.

Antonio Angelillo ishte lojtari i fundit që bëri një start kaq të frytshëm në një sezon të Serisë A, me Interin në sezonin 1958/59, transmeton lajmi.net.

Sulmuesi argjentinas e përfundoi atë sezon me 33 gola në 33 ndeshje.

Por rekordin për shumicën e golave në një edicion të Serisë A e mban sulmuesi aktual i Juve, Gonzalo Higuain, i cili shënoi 36 në 35 ndeshje për Napoli në 2015/16. /Lajmi.net/