Immobile kushton 15 milionë euro

Borussia Dortmund ka caktuar çmimin e sulmuesit Ciro Immobile. Ai mund të largohet për 15 milionë euro.

Sport

11/06/2015 14:56

Ciro Immobile vështirë se do të jetë në Borussia Dortmund në sezonin e ri.

Sulmuesi spekulohet me largim nga klubi, ndërsa kërkohet nga Inter, Milan, e Napoli në Serie A.

Në ndërkohë, Dortmund ka shprehur gatishmëri për shitjen e tij gjatë afatit kalimtar të verës për 15 milionë euro, ose 13 milionë euro dhe bonuse, ka bërë të ditur “Gianlucadimarzio.com”.

Immobile, aktualisht i grumbulluar me Kombëtaren e Italisë, do të bisedojë me trajnerin e ri, para se të vendos përfundimisht për të ardhmen e tij.