Imazhi i dëmtuar e hedh Vetëvendosjen në fushatë nëpër Kosovë

Një sondazh i fundit, i cili e ka nxjerrë Lëvizjen Vetëvendosje me rënie të përkrahjes së elektoratit për gati 4 për qind, u demantua shpejt nga VV, por duket se pikërisht kjo ndikoi që liderët e saj të fillojnë betejën për përmirësimin e imazhit të humbur dhe të përgatiten për zgjedhjet e reja.

Lajme

30/10/2014 23:17

Gjatë ditës so sotme, lideri i VV-së, Albin Kurti ka vizituar  Qendrën e Studentëve të UP-së, në përpjekje për të rikthyer një pjesë të elektoratit të saj të luhatur, ndërsa para disa ditësh e nisi distancimin nga Blloku LAN, duke i quajtur hajna të Ligës së Dytë.

Për nesër Lëvizja Vetëvendosje ka parashikuar të organizojë tubim me qytetarë në një shkollë në Gjakovë dhe në një hotel në Rahovec me të njëjtin qëllim, pra për të shpëtuar aq sa mund të shpëtohet në këto momente kur mbase na presin zgjedhjet e reja.

Tubime me qytetarë ka nisur edhe AAK-ja, ndonëse jo me atë intensitet si Vetëvendosje.