Imazhet satelitore tregojnë shkatërrimet e bëra të SHBA-ve gjatë bombardimeve të zonave të kontrolluara nga ISIS

Fuqia destruktive e 40 tonëve bomba të kontrolluara nga lazeri, të hedhura nga Forcat Ajrore të SHBA-ve, mbi atë që po quhet 'ishullin e infektuar nga ISIS-i' në Irak, është kapur nga imazhet satelitore.

Bota

12/09/2019 13:25

Fotografitë para dhe pas bombardimeve të ishullit Qanus, i cili shtrihet në mes të lumit Tigër dhe Irakut Qëndror, tregon sasinë e konsiderueshme të shkatërrimit të zonave gjelbruese.

Forcat amerikane përdorën raketa të tipit F-15 dhe F-35 për bombardimin e ishullit irakian, njofton Daily Mail, transmeton lajmi.net.

Misioni kishte në shënjestër ishullin, pasi inteligjenca amerikane mësoi se lokacioni po përdorej si një vend strehimi për luftëtarët e xhihadit.

“Fotografitë e post-sulmit në zonën e ishullit Ganus në Irak, shfaqin djegiet e shkurreve në pjesën veriore pas sulmeve”, shkroi një përdorues në Twitter, duke i bashkëngjitur fotografitë satelitore.

“Ja si duket kur avionët e Forcave Ajrore F15 dhe F35 të SHBA hedhin 36,000 kg bomba në një ishull të infektuar nga Daesh-ët”, shkroi koloneli Myles B Caggins, në një cicërimë në Twitter.

Daesh është një term arab përçmues për ISIS-in. /Lajmi.net/