Imazhet satelitore shfaqin Kinën duke i shkatërruar varrezat e myslimanëve

Kina po shkatërron varrezat në të cilat janë futur gjenerata të tëra të familjeve Uighur, duke lënë prapa vetëm kocka njerëzish dhe varre të thyera.

Bota

09/10/2019 17:38

Një veprim i tillë, sipas aktivistëve të të drejtave njerëzore, po e quajnë si përpjekje për ta ç’rrënjosur identitetin e grupit etnik në Xinjiang të Kinës, njofton Daily Mail, transmeton lajmi.net.

Disa nga varrezat e  komuniteti fetar mysliman janë kthyer në parkingje dhe kënd lojërash, siç shihet në fotografitë e siguruara nga sateliti.

Në qarkun Shayar, gazetarë të AFP-së panë kocka të njerëzve të vdekur mbi tokë në tri vendndodhje të ndryshme.

Imazhet u shfaqën pasi autoritetet e Xinjiang këtë javë thanë se po kryenin detyra normale.

Javë më parë, në këtë rajon të Kinës, qindra myslimanë ktheheshin në të burgosur dhe ekstradoheshin jashtë vendit, siç shfaqnin videot e publikuara në rrjetet sociale.

Ndërsa shpjegimi zyrtar shkon nga zhvillimi urban deri tek ‘standardizimi’ i varreve të vjetra, Uighur-ët jashtë shtetit thonë se shkatërrimi i varreve është pjesë e një goditjeje shtetërore për të kontrolluar çdo element të jetës së tyre.

Artikullin e plotë mund ta lexoni në ‘Daily Mail‘. /Lajmi.net/