Imami Krasniqi mbetet në ndalim për 12 orë, akuzohet edhe për pastrim parash

Gjykata Themelore në Prishtinë ka marrë vendim që Shefqet Krasniqi të mbahet në ndalim në 12 orët e ardhshme. 

Lajme

17/09/2014 19:16

Vendimi i tillë është marrë pasi gjykatësi i procedurës paraprake nuk ka sjellë një vendim në lidhje me këtë rast, duke kërkuar kohë që ta nxjerrë vendimin, njofton gazeta Express.

Avokati i Krasniqit, Bajram Tmava iu ka thënë gazetarëve se ai beson që provat e paraqitura nga Prokuroria nuk qëndrojnë, pasi që klienti i tij, imami Krasniqi dyshohet për nxitje të kosovarëve përmes ligjëratave të tij që të bashkohen me grupet terroriste islamike. Gjykata ka vendosur që Shefqet Krasniqin ta mbajë në ndalim gjatë 12 orëve të ardhshme.

Sipas Kohës Ditore, pos veprës për nxitje të urrejtjes e mosdurim fetar, imami Krasniqiakuzohet edhe për pastrim parash.