Imami i xhamisë në Drenas, dyshon se eksplozivi u vendos nga shërbimi sekret serb

Imami i Xhamisë së Drenasit, Osman Musliu, duke komentuar mbi çështjen e gjetjes së eksplozivit në oborrin e kësaj xhamie, ka thënë se dyshimet i ka në secilin person që e njeh, por më së shumti në Shërbimin Sekret të Serbisë.

Lajme

29/01/2016 18:36

“Nuk kam dyshim mbi asnjë njeri personalisht sepse ende nuk kam asnjë informatë, mirëpo dyshime kam në krejt ‘dynjanë’, duke filluar nga babai im. Dyshoj në ekstremizëm e më së shumti në Shërbimin Sekret Serb”.

Në një intervistë dhënë për Info Magazine në Klan Kosova, imami u shpreh se kjo që ndodhi në Drenas paraqet rrezik për të gjithë qytetarët.

“Nga veprimet e policëve mu krijua një përshtypje që sot Drenasi ka qenë në rrezik, jo personalisht unë, por e gjithë Drenasi. Xhamia e Drenasit sot ka mundur të shkojë në ajër, dhe të viktimizojë mbi 500 persona. Pjesa më e madhe e tyre ishin të rinj”.

Ai thotë që lajmin se xhaminë që drejton ka eksploziv, e mori kur ishte në shtëpi.

“Gjysmë ore para namazit dal e jap ligjërata, e sot ka qenë temë e lezetshme. Më pas kam shkuar në shtëpi dhe ka ardhur policia. Ata kishin pasur thirrje për një çantë të dyshimtë, e më pas bashkë me policinë kemi shkuar dhe kemi hyrë brenda në xhami”.

Imami nuk është shprehur edhe aq i kënaqur me punën e policisë, pasi që tha se forca të rendit kishte pak të pranishme në oporrin e xhamisë, duke shtuar se çdo xhami gjatë të premteve, duhet të ketë të pranishme forca policore.

Në Xhaminë e Drenasit, rreth mesditës të së premtes, është gjetur një sasi e konsiderueshme e eksplozivit në xhaminë e qyteti të Drenasit, njofton Klan Kosova. Banorët janë evakuuar me tu gjetur eksplozivi dhe mjeti është shpërthyer nga ekipet e dominimit.