Iliri ‘ironizon’ me thashethemet për dasmën e tij: Tuj prit krushqit
Ditëve të fundit është raportuar se fituesi i edicionit të parë të "Big Brother VIP", Ilir Shaqiri po përgadit një dasëm.

ShowBiz
Sipas raportimeve ai do organizoj dasëm buzë bregdetit të Durrësit, me mbi 100 të ftuar, shkruan lajmi.net.
E kjo dasëm thuhej se do të mbahej të shtunën që lamë pas, pikërisht dje.
Iliri gjatë ditës së djeshme ka ‘ironizuar’ me këto thashetheme duke postuar një foto nga bregdeti me një mbishkrim interesant.
“Tu prit krushqit”, kishte shkruar fituesi i “BBV”.
Kujtojmë, se balerini gjatë disa intervistave të dhëna pas mbarimit të “BBV” kishte treguar se planifikon dasmë, meqë kohë më parë s’kishe mundur ta realizonte./Lajmi.net/